Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin, mbesin besnikë ndaj VLEN
Arben Fetai, së bashku me disa eksponentë të Aleancës për Shqiptarët që nuk e kanë ndjekur linjën opozitare të Arben Taravarit, ka zhvilluar një takim në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një status në rrjetet sociale, Fetai theksoi se takimi u zhvillua në frymë vëllazërore dhe se palët ndajnë një vizion të […] The post Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin, mbesin besnikë ndaj VLEN appeared first on InfoShqip.com.

Arben Fetai, së bashku me disa eksponentë të Aleancës për Shqiptarët që nuk e kanë ndjekur linjën opozitare të Arben Taravarit, ka zhvilluar një takim në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në një status në rrjetet sociale, Fetai theksoi se takimi u zhvillua në frymë vëllazërore dhe se palët ndajnë një vizion të përbashkët për zhvillim dhe progres, përtej kufijve dhe ndasive politike.
Sipas burimeve të afërta me grupin, arsyeja e mosbashkimit me rrugën e Taravarit ka qenë dyshimi për një bashkëpunim të mundshëm të këtij të fundit me BDI-në në zgjedhjet lokale, çka nuk përputhej me parimet dhe pritshmëritë e tyre politike.
The post Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin, mbesin besnikë ndaj VLEN appeared first on InfoShqip.com.