FSK-ja nis kërkimin e 27-vjeçarit që ra nga Ura e Fshajtë para dy jave
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një 27-vjeçari me iniciale A.H., nga Gjakova. Sipas njoftimit të FSK-së, 27-vjeçari dyshohet të ketë rëndë nga Ura e Fshajtë më 24 dhjetor të vitit të kaluar. “Me kërkesën e Qendrës së Situatave të
![FSK-ja nis kërkimin e 27-vjeçarit që ra nga Ura e Fshajtë para dy jave](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/710406-fsk-ja-nis-kerkimin-e-27-vjecarit-qe-ra-nga-ura-e-fshajte-para-dy-jave.jpg)
![fsk-ja-nis-kerkimin-e-27-vjecarit-qe-ra-nga-ura-e-fshajte-para-dy-jave](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/01/710406-fsk-ja-nis-kerkimin-e-27-vjecarit-qe-ra-nga-ura-e-fshajte-para-dy-jave-1024x754.jpg)
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit malor dhe ujor në kërkim të një 27-vjeçari me iniciale A.H., nga Gjakova.
Sipas njoftimit të FSK-së, 27-vjeçari dyshohet të ketë rëndë nga Ura e Fshajtë më 24 dhjetor të vitit të kaluar.
“Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në koordinim me Policinë e Kosovës të rajonit të Gjakovës. FSK ka angazhuar ekipet e saj me të gjitha kapacitetet operacionle për kërkimin dhe gjetjen e personit të zhdukur”, thuhet në njoftim.
Përveç Gardës Kombëtare, FSK-ja tha se ka angazhuar edhe ekipet e saj për ta kërkuar 27-vjeçarin që është raportuar i zhdukur.