FSK-ja trajnon snajperistët e rinj për qitje precize në distanca të largëta

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ndjekur një trajnim të specializuar në qitje në distanca të largëta. Përmes një postimi në Facebook, FSK thotë se ky trajnim kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake të ushtarëve. “Ky trajnim ka për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë profesionalë operativë, të aftë të përdorin kalibra

shtator 28, 2025 - 13:00
 0
FSK-ja trajnon snajperistët e rinj për qitje precize në distanca të largëta
FSK-ja trajnon snajperistët e rinj për qitje precize në distanca të largëta

FSK-ja trajnon snajperistët e rinj për qitje precize në distanca të largëta

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë ndjekur një trajnim të specializuar në qitje në distanca të largëta.

Përmes një postimi në Facebook, FSK thotë se ky trajnim kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake të ushtarëve.

“Ky trajnim ka për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë profesionalë operativë, të aftë të përdorin kalibra të ndryshëm sipas standardeve moderne ushtarake. FSK vazhdon përkushtimin për zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtarakëve të saj në nivelin më të lartë”, thuhet tutje në njoftim.