Gjini njofton se ka nisur ndërtimi i parkut rekreativ-sportiv dhe amfiteatrit në Korenicë
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se në fshatin Korenicë ka nisur ndërtimi i një parku rekreativ-sportiv dhe amfiteatri veror, projekt ky që pritet të kthehet në pikëtakim të gjeneratave dhe hapësirë frymëzuese për komunitetin. Sipas tij, vlera e investimit arrin 42,777 euro, ndërsa ky projekt është pjesë e buxhetimit


Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka bërë të ditur se në fshatin Korenicë ka nisur ndërtimi i një parku rekreativ-sportiv dhe amfiteatri veror, projekt ky që pritet të kthehet në pikëtakim të gjeneratave dhe hapësirë frymëzuese për komunitetin.
Sipas tij, vlera e investimit arrin 42,777 euro, ndërsa ky projekt është pjesë e buxhetimit me pjesëmarrje, ngjashëm me terrenin sportiv në Rogovë dhe parkun e lodrave në Bllokun e Ri, të cilat po ashtu janë në fazë implementimi.
“Gjakova po transformohet”, ka theksuar Gjini.
