Fuqia ushtarake në rajon: Ja ku renditet Maqedonia e Veriut sipas GFP

Platforma ndërkombëtare Global Firepower (GFP) ka publikuar renditjen vjetore të fuqisë ushtarake për vitin 2026, duke analizuar kapacitetet mbrojtëse të 145 shteteve nga e gjithë bota. Renditja bazohet në më The post Fuqia ushtarake në rajon: Ja ku renditet Maqedonia e Veriut sipas GFP appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Jan 30, 2026 - 18:30
 0
Fuqia ushtarake në rajon: Ja ku renditet Maqedonia e Veriut sipas GFP

Platforma ndërkombëtare Global Firepower (GFP) ka publikuar renditjen vjetore të fuqisë ushtarake për vitin 2026, duke analizuar kapacitetet mbrojtëse të 145 shteteve nga e gjithë bota.

Renditja bazohet në më shumë se 60 faktorë të ndryshëm, përfshirë numrin e personelit ushtarak aktiv dhe rezervë, armatimin tokësor, ajror dhe detar, buxhetin e mbrojtjes, kapacitetet logjistike, stabilitetin financiar si dhe pozicionin gjeografik të secilit shtet. Sipas metodologjisë së GFP-së, sa më i ulët të jetë indeksi i fuqisë ushtarake, aq më e fortë konsiderohet ushtria e një vendi.

Sipas raportit për vitin 2026, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 114-të, me një indeks të fuqisë ushtarake prej 2.4956.

Sa i përket vendeve të rajonit, Greqia renditet më së larti, në vendin e 30-të, e ndjekur nga Bullgaria në vendin e 62-të, Serbia në vendin e 63-të, Kroacia në vendin e 73-të dhe Shqipëria në vendin e 77-të.

Ndërkohë, Mali i Zi renditet në vendin e 128-të, ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e 138-të në listën globale të fuqisë ushtarake.

Renditja e Global Firepower konsiderohet si një nga matjet më të referuara ndërkombëtarisht për krahasimin e kapaciteteve ushtarake të shteteve.

Flaka

The post Fuqia ushtarake në rajon: Ja ku renditet Maqedonia e Veriut sipas GFP appeared first on Flaka, në çdo lajm... .