Furkan Saliu: Shqiptarët në pushtet janë “OUT”, bëjnë analistët në Facebook

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër ndaj përfaqësuesve shqiptarë në ekzekutiv, duke i akuzuar për mungesë ndikimi real në vendimmarrje dhe për sjellje joserioze politike. “Erdhi edhe kjo ditë… Përfaqësuesit The post Furkan Saliu: Shqiptarët në pushtet janë “OUT”, bëjnë analistët në Facebook appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 25, 2026 - 14:00
Furkan Saliu: Shqiptarët në pushtet janë “OUT”, bëjnë analistët në Facebook

Gazetari Furkan Saliu ka reaguar ashpër ndaj përfaqësuesve shqiptarë në ekzekutiv, duke i akuzuar për mungesë ndikimi real në vendimmarrje dhe për sjellje joserioze politike.

“Erdhi edhe kjo ditë… Përfaqësuesit shqiptarë në ekzekutiv reagojnë nëpër rrjete sociale sikur analistë politikë. A e dini pse? Sepse vetëm publikisht janë në ekzekutiv; në realitet janë totalisht ‘out’,” ka shkruar Saliu.

Ai thekson se reagimet duhet të bëhen brenda institucioneve dhe jo në publik, duke iu drejtuar drejtpërdrejt zyrtarëve:

“Reagoni aty ku është vendi, zotërinj: në seancë qeveritare, në seancë të Kuvendit.”

Në vijim, Saliu ironizon edhe funksionet e disa përfaqësuesve, duke ngritur pikëpyetje mbi rolin e tyre real:

“Prit… një gjë nuk e kemi menduar mirë… Si të reagojnë si kryetarë të komunave?”

Sipas tij, zhvillimet e fundit, përfshirë ligjin për riorganizimin e strukturave në Ministria e Punëve të Brendshme, përbëjnë një hap prapa serioz:

“Debakli i radhës: ligji për riorganizimin e strukturave të MPB-së… Riorganizim që do të na kthejë 20 vite prapa, e do të na duhen edhe 40 vite të tjera për t’i normalizuar gjërat.”

Reagimi i tij vjen në një kohë debatesh të forta politike lidhur me përfaqësimin dhe rolin e shqiptarëve në institucionet shtetërore. Gazeta Flaka

The post Furkan Saliu: Shqiptarët në pushtet janë “OUT”, bëjnë analistët në Facebook appeared first on Flaka, në çdo lajm... .