“Fushë Kosova përtej”: Osmani vlerëson punën e kompanive

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sot kompaninë Kosmonte Foods, duke e përshkruar atë si një shembull të vizionit dhe përkushtimit për punë të palodhshme. Osmani theksoi se kompania jo vetëm që ofron produkte ushqimore cilësore për qytetarët, por gjithashtu krijon vende pune dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të

shtator 25, 2025 - 20:30
 0
“Fushë Kosova përtej”: Osmani vlerëson punën e kompanive
“Fushë Kosova përtej”: Osmani vlerëson punën e kompanive

“Fushë Kosova përtej”: Osmani vlerëson punën e kompanive

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka vizituar sot kompaninë Kosmonte Foods, duke e përshkruar atë si një shembull të vizionit dhe përkushtimit për punë të palodhshme.

Osmani theksoi se kompania jo vetëm që ofron produkte ushqimore cilësore për qytetarët, por gjithashtu krijon vende pune dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të komunës.

“Në këtë ndërmarrje kanë gjetur punë shumë qytetarë të komunës sonë. Në takimin me menaxhmentin dhe stafin e kompanisë u ndjeva i frymëzuar nga përkushtimi i tyre për inovacion, cilësi dhe qëndrueshmëri. Fushë Kosova PËRTEJ!” ka deklaruar Osmani.

Vizita është pjesë e angazhimit të tij për të promovuar bashkëpunimin me bizneset lokale dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik në komunë.