Ahmeti: Entuziazmi i qytetarëve në Baicë motiv për zhvillim dhe progres

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imir Ahmeti, ka mbajtur një tubim të mbrëmshëm në fshatin Baicë, ku sipas tij u dëshmua fuqia dhe besimi i qytetarëve në rrugën drejt fitores. “Ky entuziazëm na jep forcë dhe motivim për të vazhduar përpara. Gjatë tubimit prezantuam punën dhe projektet e realizuara, si ndërtimi i shkollës së re

shtator 25, 2025 - 20:30
 0
Ahmeti: Entuziazmi i qytetarëve në Baicë motiv për zhvillim dhe progres
Ahmeti: Entuziazmi i qytetarëve në Baicë motiv për zhvillim dhe progres

Ahmeti: Entuziazmi i qytetarëve në Baicë motiv për zhvillim dhe progres

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imir Ahmeti, ka mbajtur një tubim të mbrëmshëm në fshatin Baicë, ku sipas tij u dëshmua fuqia dhe besimi i qytetarëve në rrugën drejt fitores.

“Ky entuziazëm na jep forcë dhe motivim për të vazhduar përpara. Gjatë tubimit prezantuam punën dhe projektet e realizuara, si ndërtimi i shkollës së re dhe projektet infrastrukturore. Programi ynë nuk është vetëm një plan, por rruga e sigurt drejt zhvillimit dhe progresit të qëndrueshëm. Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin! Faleminderit Baicë, për besimin dhe përkrahjen!” ka deklaruar Ahmeti.

Kryetari theksoi se angazhimi i tij dhe i ekipit të tij do të vazhdojë për të sjellë projekte konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm në gjithë komunën e Lipjanit.