PDK thërret konferencë për media, s’dihet arsyeja
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, sot do të mbajë konferencë për media. Konferenca është thirrur nga ora 13:00 në Selinë Qendrore të PDK-së. Ndër të tjera, nuk është bërë e ditur arsyeja e mbajtjes së kësaj konference.


