Një 24 vjeçar nga Kosova raportohet se ditë më parë ka humbur jetën në Gjermani si pasojë e një aksidenti.
Bëhet fjalë për futbollistin Enis Maqedonci, i cili luante për ekipin Tus Hugelheim.
Lajmin për vdekjen e sportistit të ri e ka konfirmuar dhe bërë të ditur edhe vet klubi ku ai aktivizohej, derisa për rastin kanë shkruar edhe mediat gjermane.
Së fundmi ngushëllime familjes Maqedonci i ka shprehur edhe Federata e Futbollit të Kosovës.
“Federata e Futbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit Enis Maqedonci, në moshën 24-vjeçare, si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.FFK-ja u shpreh ngushëllime familjes Maqedonci, miqve dhe klubit TuS Hügelsheim, ku ai ishte aktiv. Pusho në paqe, Enis!”, ka shkruar FFK.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.




