Gashi pret në takim bashkëshorten e ish presidentit Trajkovski

Shkup, 16 shkurt – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim miqësor me Vilma Trajkovska, bashkëshorten e ish-Presidentit Boris Trajkovski. Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një… The post Gashi pret në takim bashkëshorten e ish presidentit Trajkovski first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

shkurt 16, 2026 - 21:00
 0
Gashi pret në takim bashkëshorten e ish presidentit Trajkovski

Shkup, 16 shkurt – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim miqësor me Vilma Trajkovska, bashkëshorten e ish-Presidentit Boris Trajkovski.

Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, u bisedua për vlerat që bashkojnë shoqërinë, rëndësinë e trashëgimisë institucionale, si dhe për kujtimin dhe respektin ndaj figurës dhe veprës së Presidentit Trajkovski, puna e të cilit vazhdon të mbetet një frymëzim i përhershëm.

Sipas Gashit, takime të tilla kontribuojnë në forcimin e lidhjeve të sinqerta njerëzore dhe shërbejnë si ura të rëndësishme komunikimi dhe mirëkuptimi.

https://www.facebook.com/share/p/18q7wo7LAg/

The post Gashi pret në takim bashkëshorten e ish presidentit Trajkovski first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.