Gati se 23% popullatës në RMV në vitin 2022 ishin të varfër  

Gjatë vitit 2022, shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte 22.9%, transmeton Portalb.mk.  Enti Shtetëror i  Statistikës ka bërë përllogaritjen e indikatorëve Laeken të varfërisë për vitin 2022 në bazë të të dhënave nga Anketa për të ardhurat dhe kushtet e jetesës, e cila është zbatuar sipas rekomandimeve të Bashkimit […]

Mars 24, 2025 - 23:00
 0  6
Gati se 23% popullatës në RMV në vitin 2022 ishin të varfër  
Analiza ekonomike, ekonomi, shkup, analize, varferi, cmime

Gjatë vitit 2022, shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte 22.9%, transmeton Portalb.mk

Enti Shtetëror i  Statistikës ka bërë përllogaritjen e indikatorëve Laeken të varfërisë për vitin 2022 në bazë të të dhënave nga Anketa për të ardhurat dhe kushtet e jetesës, e cila është zbatuar sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian.  

Baza për përllogaritjet e varfërisë janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar në 60% nga të ardhurat mesatare ekuivalente. 

Gjatë vitit 2022, shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 22.9%. 

Duke analizuar sipas llojeve të amvisërive, shkalla e varfërisë tek amvisëritë të përbëra nga dy të rritur dhe dy fëmijë gjatë vitit 2022 është 27.2%.  

Sipas statusit më frekuentues të aktivitetit ekonomik, shkalla e varfërisë te personat e punësuar është 8.9%, ndërsa shkalla e pensionistëve të varfër është 9.9%. 

 Koeficineti i Ginit (masa për shpërndarjen e pabarabartë të të ardhurave) është 29.8%.