Lëvizja Besa ka reagur ndaj shkrimit të Besa Kadriut nga po i njejti subjekt politik, e cila kërkonte përgjegjësi nga qeveria aktuale për zjarrin në Koçan, tragjedia që mori jetën e 59 personave.
Nga Lëvizja Besa informojnë se Besa Kadriu nuk është nënkryetare e partisë dhe se mendimet e saj janë individuale dhe nuk përfaqësojnë qëndrimet partiake.
Siç thonë nga Lëvizja Besa, mbështesin veprimet e shtetit për zbardhjen e rastit.
Reagimi i plotë:
Lëvizja BESA informon opinionin e gjerë, se Besa Kadriu nuk është nënkryetare e partisë dhe në shkrimet e saj të fundit, nuk i shfaq qëndrimet partiake, por qëndrimet e saja personale.
Znj. Kadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha organet e partisë së Lëvizjes BESA në seancën e mbajtur të Kuvendit Qendror të partisë më datë 01.06.2024.
Ndryshe Lëvizja BESA mbështet fuqishëm çdo përpjekje të organeve të shtetit, për të zbardhur çdo detaj lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe në veçanti inkurajon organet e Drejtësisë që të jenë sa më efikas në punën e tyre.