Gazetari Pali: Protesta në Tiranë dëshmoi se Kosova dhe Shqipëria janë një
Të premten me fillim nga ora 17:00, në kryeqendër të Shqipërisë u mbajt protesta e tretë me radhë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së. Këtë manifestim e quajti emocionues dhe të jashtëzakonshëm gazetari nga Shqipëria, Ariglon Pali. Pali tha se kjo protestë dëshmoi se Kosova dhe Shqipëria janë një. “Mua më emocionoi pjesëmarrja, sepse shpesh


Të premten me fillim nga ora 17:00, në kryeqendër të Shqipërisë u mbajt protesta e tretë me radhë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.
Këtë manifestim e quajti emocionues dhe të jashtëzakonshëm gazetari nga Shqipëria, Ariglon Pali.
Pali tha se kjo protestë dëshmoi se Kosova dhe Shqipëria janë një.
“Mua më emocionoi pjesëmarrja, sepse shpesh për shqiptarët e Shqipërisë thuhet se nuk ua ndjen shumë për shqiptarët e Kosovës, nuk ua ndjen shumë për UÇK-në, nuk e njohin UÇK-në, nuk i njohin shumë gjëra, por dje e vërtetuan të kundërtën, që realisht jemi një”, tha Pali.
Megjithëse, sipas Palit, një përçarje mes shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Shqipërisë, ka nisur nga rrjetet sociale.
“Ishte një protestë që e ndjenin të gjithë, dhe i bëri të gjithë bashkë. Nuk kishte ndasi politike, pasi vet protesta nuk ishte politike”, u shpreh tutje ai.
