Numërohen votat e diasporës, Juniku shkon në balotazh, LDK 49.35% AAK 39.22%
Rezultatet e funditnga zgjedhjet lokale në Junik tregojnë se komuna do të shkojë në balotazh, pasi asnjë nga kandidatët për kryetar nuk ka arritur të sigurojë mbi 50% të votave, shkruan Gazeta Projekti. Sipas të dhënave të përmbledhura, LDK ka dalë e para me 49.35% të votave, duke grumbulluar gjithsej 1,642 vota, ndërsa pas saj […]


Rezultatet e funditnga zgjedhjet lokale në Junik tregojnë se komuna do të shkojë në balotazh, pasi asnjë nga kandidatët për kryetar nuk ka arritur të sigurojë mbi 50% të votave, shkruan Gazeta Projekti.
Sipas të dhënave të përmbledhura, LDK ka dalë e para me 49.35% të votave, duke grumbulluar gjithsej 1,642 vota, ndërsa pas saj renditet AAK me 39.22% dhe 1,305 vota.
VV ka marrë 11.06% (368 vota), ndërsa PDK ka mbetur me vetëm 0.36% të votave (12 vota gjithsej).
Në total janë numëruar 3,327 vota, përfshirë edhe ato nga diaspora.
Këto rezultate e vendosin Junikun përballë një gare të ngushtë mes LDK-së dhe AAK-së në raundin e dytë të zgjedhjeve.