LVV i reagon LDK-së për incidentin që ndodhi tek shkolla “Faik Konica”

Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Prishtinë ka reaguar pas një incidenti të ndodhur paraditen e së dielës në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet. Sipas Vetëvendosjes, rreth orës 10:30, është vërejtur një person, i identifikuar si Art Merkoja – aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zyrtar në kabinetin e

Nëntor 9, 2025 - 15:00
 0
LVV i reagon LDK-së për incidentin që ndodhi tek shkolla “Faik Konica”
LVV i reagon LDK-së për incidentin që ndodhi tek shkolla “Faik Konica”

LVV i reagon LDK-së për incidentin që ndodhi tek shkolla “Faik Konica”

Lëvizja Vetëvendosje – Dega në Prishtinë ka reaguar pas një incidenti të ndodhur paraditen e së dielës në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Faik Konica” në kryeqytet.

Sipas Vetëvendosjes, rreth orës 10:30, është vërejtur një person, i identifikuar si Art Merkoja – aktivist i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe zyrtar në kabinetin e kryetarit aktual të Prishtinës – i cili, sipas këtij subjekti, mbante një distinktiv me logon e LDK-së brenda hapësirës së qendrës së votimit, raporton Telegrafi.

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet se “shfaqja e zyrtarëve partiakë me emblema të subjektit politik në qendrat e votimit paraqet shkelje të rregullave zgjedhore dhe ushtron presion mbi votuesit”. Ky subjekt politik thekson se veprimet e tilla bien ndesh me Rregullat Zgjedhore të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me nenin 37 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe me nenin 8 të Rregullores Zgjedhore 07/2024.

Vetëvendosje ka kërkuar që Lidhja Demokratike e Kosovës të distancohet nga çdo shkelje ligjore dhe të mos mbrojë zyrtarët që, sipas saj, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin. “Vënia në mbrojtje të shkelësve të ligjit, e aq më shumë të zyrtarëve të saj, tregon qartë për qëllimin e këtij subjekti për presion ndaj votuesve”, thuhet në reagim.

Në fund, Vetëvendosje thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e demokracisë, të drejtës për votë të lirë dhe në denoncimin e çdo shkeljeje që cenon integritetin e procesit zgjedhor. /Telegrafi/