Gazmend Ajdini kritikon Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese: “Problemi nuk është juridik, por mindset politik arkaik”

Publicisti Gazmend Ajdini kritikoi ashpër Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese për qëndrimet e tij mbi njohjen e gjuhëve zyrtare në vend, duke e cilësuar si një problem politik e jo juridik. The post Gazmend Ajdini kritikon Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese: “Problemi nuk është juridik, por mindset politik arkaik” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 12, 2026 - 00:30
 0
Gazmend Ajdini kritikon Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese: “Problemi nuk është juridik, por mindset politik arkaik”

Publicisti Gazmend Ajdini kritikoi ashpër Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese për qëndrimet e tij mbi njohjen e gjuhëve zyrtare në vend, duke e cilësuar si një problem politik e jo juridik.

“Kur njeriu i parë i Gjykatës Kushtetuese, që zor se e meriton epitetin ‘kryetar’, na shpjegon se njohja e gjuhës maqedonase qenka obligim ligjor – edhe pse në fakt kërkohet vetëm në raste të posaçme, si gjatë aplikimit për shtetësi apo për punësim – ndërsa gjuha shqipe sipas këtij mezi arrin nivelin e një gjuhe të huaj dhe nuk qenka as për ‘shqiptimin e dënimeve’, atëherë problemi nuk është më juridik. Është thjesht mindset politik arkaik,” tha Ajdini.

Ai shtoi me ironi: “Ky i paska hypur kalit… por mbrapsht. Dhe pastaj pyesin pse duhet Badenteri në Gjykatën Kushtetuese. Që Kushtetuta të mos mbetet në dorën e një mindseti të tillë.”

The post Gazmend Ajdini kritikon Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese: “Problemi nuk është juridik, por mindset politik arkaik” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .