Gazment Bardhi akuza ministrit të Mbrojtjes: Je një zar! Ushtar i bandave të Durrësit…
Seanca plenare e ditës së sotme është duke vijuar me tone të ashpra midis opozitës dhe mazhorancës. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes, Piro Vengu se është sjellë në atë post nga bandat e Durrësit. Sipas Bardhit, Vengu nuk është i votur nga qytetarëve, por i […]
Seanca plenare e ditës së sotme është duke vijuar me tone të ashpra midis opozitës dhe mazhorancës.
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes, Piro Vengu se është sjellë në atë post nga bandat e Durrësit.
Sipas Bardhit, Vengu nuk është i votur nga qytetarëve, por i emëruar nga bandat.
Pjesë nga fjala e Bardhit:
Gazment Bardhi: Ty nuk të njoh fare, ty të njoh si ushtar i Troplinëve të Durrësit, kaq të njoh unë ty. Ti je një ushtar i bandave zotëri që je ulur aty, je i pa votuar. Je një njeri që të kanë çuar bandat si ministër i Mbrojtjes për shkak të shërbimeve që i ke bërë në Portin e Durrësit. Ti e di shumë mirë, ti nuk je as më shumë dhe as më pak, një zar. Një zar si drejtor i portit të Durrësit i ke shërbyer bandave për të hapur dyert e portit të Durrësi dhe ke guximin vjen këtu dhe më thua mua të të them je apo nuk je në gjumë. Ti je në gjumë. Ty të kanë sjellë bandat, aferat korruptova. Je një zëdhënës i tyre ne këtë sallë.