Zgjedhjet e 11 Majit, Rama me skuadrën e PS në Berat: Të ketë garë të drejtë, jo ndërhyrje nga bashkiakët
Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Beratit. Gjatë fjalë së tij, Rama ndau një histori të shkurtër, e cila kishte ndodhur pak ditë më parë gjatë përzgjedhjes së kandidatëve në lista të hapur apo të mbyllur. “Kur u bë biseda për listat dhe […]

Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun e Beratit.
Gjatë fjalë së tij, Rama ndau një histori të shkurtër, e cila kishte ndodhur pak ditë më parë gjatë përzgjedhjes së kandidatëve në lista të hapur apo të mbyllur.
“Kur u bë biseda për listat dhe unë thashë për të gjithë burrat absolutisht do të jetë e prerë se nuk mund të jenë në lista të mbyllura nëse kanë qoftë dhe një mandat e nëse nuk kanë një rol drejtues, prandaj kush nuk do t’ia bëjë me dije drejtuesve politikë, Fadili e shprehu në mënyrën më shembullore, duke thënë unë jam në dispozicion, në listë të hapur, apo jashtë liste si të doni. Kjo është arsyeja pse Fadili është këtu gjithmonë dhe ata që duket se e parakalojnë Fadilin mund ta parakalojnë në sprint por në maratonë fitoj unë me Fadilin. Kjo është maratonë.
Rama u ndal ndër të tjera edhe te zgjedhjet e 11 Majit. Kryesocialisti u bëri thirrje kryebashkiakëve se nuk duhet të ndërhyjnë në këtë garë.
“Dëshiroj t’iu them kryetarëve të bashkive, që duhet të jenë në dispozicion të PS, të numrit 5, ajo 5 më pëlqeu shumë, se është 5 me 1. Detyra juaj është të bëni këtë por nuk duhet të ndërhyni në garë. Kandidatët në listë duhet të ketë garë pa inteferenca. Janë zgjedhur sipas zonave për të pasur përfaqësim më të gjerë. Kemi respektuar të gjitha komunitetet, bashkitë, moshat, gjinitë. Zgjedhja është PS dhe Edi Rama, pastaj një preferencë”, theksoi ai.