Georgievski: “Serbët tani të rrezikuar në Maqedoni? Fillon sezoni i ri i ‘Serbisë së Madhe’”
Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe lider i VMRO-Popullore, Lubço Georgievski, ka reaguar ashpër ndaj tezës se “sërbët janë të rrezikuar në Maqedoni”, narrativë që po përsëritet gjithnjë e më shpesh në disa media rajonale. Georgievski përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se këtë tezë e ka dëgjuar tashmë për të pestën herë, së fundmi në […] The post Georgievski: “Serbët tani të rrezikuar në Maqedoni? Fillon sezoni i ri i ‘Serbisë së Madhe’” appeared first on InfoShqip.com.
Ish-kryeministri i Maqedonisë dhe lider i VMRO-Popullore, Lubço Georgievski, ka reaguar ashpër ndaj tezës se “sërbët janë të rrezikuar në Maqedoni”, narrativë që po përsëritet gjithnjë e më shpesh në disa media rajonale.
Georgievski përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se këtë tezë e ka dëgjuar tashmë për të pestën herë, së fundmi në kanalin “Newsmax Balkans”, të cilin ai e quan “televizioni më i ri në hapësirën informative maqedonase të propagandës serbomadhe”, përcjell INA.
Ai i referohet intervistës mes Ivica Bocevskit dhe Dragan Milosavljeviqit, ku sërish u lakua ideja se serbët në Maqedoni qenkan të rrezikuar.
“Pse? Sepse dikush guxon ta kritikojë ‘botën serbe’ dhe disa individë trazohen kur kritikohen festimet për ‘çlirimin e Serbisë së Vjetër’?!”, pyet me ironi ish-kryeministri.
Ai kujton se e njëjta narrativë është ushqyer edhe më parë: se serbët qenkan të rrezikuar në Kroaci, Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, e tani edhe në Maqedoni.
Sipas Lubço Georgievskit, pas gjithë kësaj retorike fshihet një projekt i vjetër politik:
“Në fakt, jemi para një sezoni të ri të ringjalljes së idesë së Serbisë së Madhe”, thekson ai, duke paralajmëruar se diskursi për “serbë të rrezikuar” është vetëm fasadë propagandistike për ambicie të reja gjeopolitike në rajon./INA/
The post Georgievski: “Serbët tani të rrezikuar në Maqedoni? Fillon sezoni i ri i ‘Serbisë së Madhe’” appeared first on InfoShqip.com.