Hapet thirrja publike: Studentët do fitojnë vauçer për pajisje elektronike, ja mënyra se si duhet të aplikohet

Që nga sot është hapur Thirrja Publike për ndarjen e vauçerëve me vlerë për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike, e cila realizohet përmes Portalit Kombëtar për e-shërbime – uslugi.gov.mk, informon Ministria për Transformim Digjital. Të gjithë studentët mund të aplikojnë më së voni deri më 20 dhjetor 2025, ndërsa realizimi i vauçerëve, përkatësisht tërheqja […] The post Hapet thirrja publike: Studentët do fitojnë vauçer për pajisje elektronike, ja mënyra se si duhet të aplikohet appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 17, 2025 - 14:30
 0
Hapet thirrja publike: Studentët do fitojnë vauçer për pajisje elektronike, ja mënyra se si duhet të aplikohet

Që nga sot është hapur Thirrja Publike për ndarjen e vauçerëve me vlerë për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike, e cila realizohet përmes Portalit Kombëtar për e-shërbime – uslugi.gov.mk, informon Ministria për Transformim Digjital.

Të gjithë studentët mund të aplikojnë më së voni deri më 20 dhjetor 2025, ndërsa realizimi i vauçerëve, përkatësisht tërheqja e pajisjeve, mund të bëhet deri më 31 dhjetor 2025. Nga Ministria për Transformim Digjital sqarojnë se studentët që figurojnë në evidencën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, gjatë aplikimit nuk kanë nevojë të ngarkojnë asnjë dokument.

Hapat për aplikim për studentët që janë në evidencën e MASh-it
(linku i shërbimit: https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5980)

Studenti kyçet në uslugi.gov.mk dhe dorëzon aplikimin për shërbimin “Thirrje Publike për ndarjen e vauçerit me vlerë për studentët për blerjen e pajisjeve elektronike”. Në procesin e aplikimit nuk është e nevojshme të ngarkohen dokumente. Pas dorëzimit të suksesshëm, sistemi gjeneron një dokument – Vauçer me vlerë. Me vauçerin e marrë, dokument identifikimi dhe nënshkrimin e Deklaratës për përdorimin e vauçerit (në sallonin e shitjes së operatorit ekonomik), studenti mund ta tërheqë pajisjen elektronike nga operatori ekonomik i zgjedhur, më së voni deri më 31.12.2025, informojnë nga Ministria për Transformim Digjital.

Ata, gjithashtu, e sqarojnë edhe procesin e aplikimit për studentët që nuk janë në evidencën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

The post Hapet thirrja publike: Studentët do fitojnë vauçer për pajisje elektronike, ja mënyra se si duhet të aplikohet appeared first on InfoShqip.com.