Gërvalla e lavdëron ambasadorin evropian: Ai e kuptonte Kosovën, takimet me të ishin frytdhënëse

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në një drekë lamtumirëse të organizuar nga Ambasada Gjermane, pas përfundimit të mandatit të shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Në një komunikatë për media, nga MD thuhet se Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për angazhimin e ambasadorit Orav. “Takimet me të ishin gjithmonë

Mars 19, 2026 - 22:00
Gërvalla e lavdëron ambasadorin evropian: Ai e kuptonte Kosovën, takimet me të ishin frytdhënëse
gervalla-e-lavderon-ambasadorin-evropian:-ai-e-kuptonte-kosoven,-takimet-me-te-ishin-frytdhenese

gervalla-e-lavderon-ambasadorin-evropian:-ai-e-kuptonte-kosoven,-takimet-me-te-ishin-frytdhenese

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në një drekë lamtumirëse të organizuar nga Ambasada Gjermane, pas përfundimit të mandatit të shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Në një komunikatë për media, nga MD thuhet se Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për angazhimin e ambasadorit Orav.

“Takimet me të ishin gjithmonë frytdhënëse dhe të drejtpërdrejta, sepse ai e kuptonte thellë Kosovën dhe kontribuonte në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për avancimin e proceseve strategjike dhe reformave kyçe”

“Ambasadori Orav po largohet nga Kosova e detyra e tij zyrtare si diplomat, por do të mbetet gjithmonë e gjithnjë mik i vërtetë dhe shumë i çmuar i Kosovës.

Faleminderit, Ambasador Orav!”, ka thënë ajo.