Gërvalla i reagon Grenellit: Nuk është e vërtetë që bashkësia ndërkombëtare është kundër Albin Kurtit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka deklaruar se nuk është e vërtetë që bashkësia ndërkombëtare është kundër Albin Kurtit. Sipas Gërvalles nëse kjo është e vërtetë do të thotë që të gjithë partnerët me të cilët ajo bisedon ose e fshehin të vërtetën ose flasin fjalë të tjera tjetërkund. Gërvalla ka shtuar se

shkurt 5, 2025 - 02:00
 0  5
Gërvalla i reagon Grenellit: Nuk është e vërtetë që bashkësia ndërkombëtare është kundër Albin Kurtit
gervalla-i-reagon-grenellit:-nuk-eshte-e-vertete-qe-bashkesia-nderkombetare-eshte-kunder-albin-kurtit

gervalla-i-reagon-grenellit:-nuk-eshte-e-vertete-qe-bashkesia-nderkombetare-eshte-kunder-albin-kurtit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka deklaruar se nuk është e vërtetë që bashkësia ndërkombëtare është kundër Albin Kurtit.

Sipas Gërvalles nëse kjo është e vërtetë do të thotë që të gjithë partnerët me të cilët ajo bisedon ose e fshehin të vërtetën ose flasin fjalë të tjera tjetërkund.

Gërvalla ka shtuar se është tepër naive të besosh që Amerika do të heqë dorë nga siguria e Kosovës apo që do të rrezikojë prosperitetin e Kosovës.

“Nuk është e vërtetë që bashkësia ndërkombëtare është kundër Albin Kurtit, sepse kjo do të thotë që të gjithë ata partner me të cilët bisedoj unë ose e fshehin të vërtetën nga unë, ose flasin fjalë të tjera tjetërkund, përkundrazi kjo Qeveri e Kosovës mbaj mend në vitin 2021 kur sapo ishim zgjedhur deri kah mesi i vitit 2022 ende na i përmendnin ato fjalitë standarde duhet të luftoni korrupsionin, duhet të reformoni administratën, asnjë njeri i vetëm jashtë kufijve të Kosovës nuk ma ka përmendur në vitin 2024 fjalën korrupsion, sepse ka konsens që në këtë vend korrupsioni luftohet, edhe ligji respektohet, prandaj shumica e partnerëve tanë janë shumë të lumtur me këtë zhvillim. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri më i rëndësishëm i Kosovës. Është shteti që jo vetëm gjatë luftës por edhe pas luftës na ka përkrahur, pra është tepër naive të besosh që Amerika do të heqë dorë nga siguria e vendit tonë, që kushdo në Amerikë do të rrezikojë prosperitetin e vendit tonë”, ka thënë ajo në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1.

Emisari për “Misione të Posaçme”, Richard Grenell të hënën ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme.