“Rojet e Urës” ia vr*anë gruan para syve, serbët hodhën bom*bën në dhomën ku po qëndronin
Më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 serbët në veri të Mitrovicës vranë 10 shqiptarë. Në mesin e tyre edhe bashkëshorten e Gani Xhakës, i cili rrëfen natën kritike kur grupet kriminale serbe hodhën bombë në banesën e tij ku mbeti e vrarë bashkëshortja e tij dhe iu plagos vajza. Ashtu si para 25
Më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 serbët në veri të Mitrovicës vranë 10 shqiptarë. Në mesin e tyre edhe bashkëshorten e Gani Xhakës, i cili rrëfen natën kritike kur grupet kriminale serbe hodhën bombë në banesën e tij ku mbeti e vrarë bashkëshortja e tij dhe iu plagos vajza.
Ashtu si para 25 vitesh edhe sot kujtimet i ka të freskëta.
“Kanë hy dy djem serb të ri, na kanë ndalë edhe linjat e telefonit”, ka deklaruar ai.
“Atë natë sulmet kanë filluar kah ora 9 të mbrëmjes dhe kanë zgjatë deri në 3:30 të mëngjesit. Njëra nga bombat që e kanë hedhur nga një banesë në banesën tonë, ajo vetëm ka shkaktuar dëme materiale. Kurse bomba e dytë u ra bash aty ku unë e kam pas bashkëshorten edhe vajzën. Nga ai shpërthim bashkëshorten i kanë dalë të gjitha zorrët në tokë në atë moment nuk kom ditë si të veproi. Kanë hy dy djem serb të ri na kanë ndërpre edhe lidhjen e telefonit”, ka thënë Xhaka, për tëvë1.
Ai thotë se si pasojë e shpërthimit, iu lëndua edhe vajza e cila sot ende në trupin e saj ka pjesë të granatës së dorës.
“Vajza po bërtet, babush nuk e kom komën. E harrova bashkëshorten, edhe kthena te vajza po e preku e ka komën, Zoti një edhe farmerkat që ia kisha blerë ato janë kanë shpëtu mos me humb këmbën krejt. Sulmet kanë vazhduar banesën e murrë flaka nuk kishim kah të kujdesemi e hapshim dritaren nga njëra ndërtesë na sulmofshin kështu që kjo ka zgjatur deri në orën 3:30 të mëngjesit”, thotë ai.
Xhaka shtoi se pas 25-vitesh, situata në veri të Mitrovicës është më e sigurt.
“Punën që e ka bërë kryeministri këtu, nuk paguhet me kurrgjo. Sot lirisht nëse tash dëshironi këtu shkojmë pimë kafe, plot është qyteti plot ka lokale të shqiptarëve , një plak tha jam në gjendje me shku edhe me plis ka kurrëfarë tute. Siguria momentalisht është në nivel të madh, presim të bëhet edhe më mirë”
Një ditë më parë kryeministri i vendit, Albin Kurti në rrjetin social Facebook bëri të ditur se ka kërkuar hetim për këtë ngjarje nga Kaja Kallas, shefe e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Bashkimin Evropian.