Gjenden eshtra në veri, dyshohet se i përkasin luftës së fundit

Mbetje eshtrore janë gjetur në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohet se ato i përkasin luftës së fundit në Kosovë. Rasti ka ndodhur derisa një familje, po gërmonte te një varr për një familjar të tyre, ku kanë hasur në një batanije. Njësitet policore të Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në koordinim me Institutin

tetor 29, 2025 - 10:30
 0
Gjenden eshtra në veri, dyshohet se i përkasin luftës së fundit
Gjenden eshtra në veri, dyshohet se i përkasin luftës së fundit

Gjenden eshtra në veri, dyshohet se i përkasin luftës së fundit

Mbetje eshtrore janë gjetur në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohet se ato i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

Rasti ka ndodhur derisa një familje, po gërmonte te një varr për një familjar të tyre, ku kanë hasur në një batanije.

Njësitet policore të Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e policisë.