Gjendet i vdekur një 63-vjeçar në Gostivar, arrestohet i biri
Gjatë ditës së sotme, policia në Gostivar arrestoi një burrë 34-vjeçar, me iniciale M.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale vrasje, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një person raportoi në stacionin policor dyshimin për vrasjen e një anëtari të familjes. Pas kontrollit, në vendin e ngjarjes, policia gjeti të […]
Gjatë ditës së sotme, policia në Gostivar arrestoi një burrë 34-vjeçar, me iniciale M.D., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale vrasje, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, një person raportoi në stacionin policor dyshimin për vrasjen e një anëtari të familjes. Pas kontrollit, në vendin e ngjarjes, policia gjeti të vdekur K.D., 63 vjeç, me lëndime të dukshme në kokë. I dyshuari deklaroi se babai i tij kishte vdekur një ditë më parë pas një rënieje në banjë, por nuk kishte njoftuar autoritetet. Policia vazhdon hetimet për rrethanat e ngjarjes.
“Më 31.03.2026, në orën 01:50 në Gostivar, punonjës policie nga Stacioni Policor i Gostivar arrestuan M.D. (34) nga Gostivari, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “vrasje”. Saktësisht, më parë, në orën 01:30, një burrë kishte raportuar në Stacionin Policor të Gostivarit se dyshonte për vrasjen e një anëtari të familjes së tij. Punonjësit e policisë menjëherë shkuan në vendin e ngjarjes dhe në shtëpi u gjet i vdekur K.D. (63) nga Gostivari, me lëndime të dukshme dhe shenja dhune në zonën e kokës, pas çka, për shkak të dyshimit se bëhet fjalë për vrasje, i biri i tij u arrestua. Sipas deklaratave të para të të dyshuarit, babai i tij kishte ndërruar jetë një ditë më parë rreth orës 14:50 pas një rënieje në banjë, por ai nuk kishte raportuar rastin te autoritetet përkatëse”, thonë nga MPB.