Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë
Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në rrugën “Agim Ramadani”. Rasti është raportuar rreth orës 20:00, ndërsa menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lokacion kanë inter...


Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në rrugën “Agim Ramadani”.
Rasti është raportuar rreth orës 20:00, ndërsa menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në lokacion kanë intervenuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:00 është raportuar për një person pa shenja jete në rrugën Agim Ramadani. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë ftuar edhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull”, tha Ahmeti për Sinjalin.
Ajo bëri të ditur se policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.