Gjendja e 19-vjeçares pas rënies nga kat i tretë, prokuroria po punon për zbardhjen e rastit
19-vjeçarja nga Tetova ndodhet në gjendje stabile pas rënies nga ballkoni i katit të tretë, por ka pësuar lëndime të rënda në shpinë, njofton Alsat-M. Policia dhe prokuroria kanë ndërhyrë The post Gjendja e 19-vjeçares pas rënies nga kat i tretë, prokuroria po punon për zbardhjen e rastit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
19-vjeçarja nga Tetova ndodhet në gjendje stabile pas rënies nga ballkoni i katit të tretë, por ka pësuar lëndime të rënda në shpinë, njofton Alsat-M.
Policia dhe prokuroria kanë ndërhyrë në banesë me ndihmën e zjarrfikësve, pasi ballkoni ishte i mbyllur nga jashtë dhe duhej përdorur pajisje speciale për të kryer ekspertizën.
“Kur arritëm në vendngjarje, kuptuam se për të hyrë në banesë nevojiteshin shkallë të gjata, dhe intervenimi ynë u krye për të mundësuar ekspertizën,” deklaroi Avni Ameti, Shef i NJTKZ Tetovë.
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës konfirmon se rreth orës 19:40 u raportua rënia e vajzës, e cila menjëherë u transportua në Spitalin Klinik në Shkup. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar, ndërsa prokuroria është angazhuar për sqarimin e plotë të rastit.
The post Gjendja e 19-vjeçares pas rënies nga kat i tretë, prokuroria po punon për zbardhjen e rastit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .