Gjesti: Ish-menaxheri më vodhi 100 mijë euro
Gjatë rrëfimit që ka dhënë në Big Brother VIP Kosova 3, Gjesti ka treguar një ngjarje që ka përjetuar. Ai ka rrëfyer se si ish-menaxheri i tij ia ka vjedhur 100 mijë euro, duke shtuar se për shkak të kësaj ka ndaluar për një kohë karrierën si këngëtar. “Më ndodhi një gjë me ish-menaxherin, nuk […]
Gjatë rrëfimit që ka dhënë në Big Brother VIP Kosova 3, Gjesti ka treguar një ngjarje që ka përjetuar.
Ai ka rrëfyer se si ish-menaxheri i tij ia ka vjedhur 100 mijë euro, duke shtuar se për shkak të kësaj ka ndaluar për një kohë karrierën si këngëtar.
“Më ndodhi një gjë me ish-menaxherin, nuk më rrike shumë gati. Edhe pse DJ im e ka bërë skenën dhe unë bashkë me të gjithë natën, edhe nuk e ka marrë asnjë cent, prej ish-menaxherit”, u shpreh Gjesti.
“I ka marrë 100 mijë euro dhe është zhdukur, kur e ka marrë kanalin, nëntë muaj pauzova, se isha në gjendje të rëndë. I kam bërë me djersë paratë e i dërgoja te familja, kurrë s’ka me ia pa hairin”.
Artisti pejan theksoi ndër të tjerash se për këtë ka marrë një mësim nga jeta.
“E kam marrë një mësim shumë të mirë, që kur hyn paraja në mes, njerëzit janë shumë të këqij”, shtoi këngëtari.
Tani ai ka nisur një aventurë të re në sezonin e katërt në Big Brother të Shqipërisë.