Maqedonia e Veriut me më së shumti vdekje nga ndotja e ajrit

Maqedonia e Veriut është një ndër vendet më të prekura nga ndotja e ajrit, që do të thotë se ka numrin më të madh të vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur, transmeton Portalb.mk. Aktualisht, të gjitha vendet e BE-së raportojnë nivele të dioksidit të azotit mbi nivelet e rekomanduara nga OBSH-së, por disa janë […]

Jan 12, 2025 - 23:00
 0  4
Maqedonia e Veriut me më së shumti vdekje nga ndotja e ajrit
Ndotja e ajrit, Foto: Portalb.mk

Maqedonia e Veriut është një ndër vendet më të prekura nga ndotja e ajrit, që do të thotë se ka numrin më të madh të vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur, transmeton Portalb.mk.

Aktualisht, të gjitha vendet e BE-së raportojnë nivele të dioksidit të azotit mbi nivelet e rekomanduara nga OBSH-së, por disa janë më të prekura nga ndotja e ajrit se të tjerët. Numri më i madh i vdekjeve nga ndotja është në Maqedoninë e Veriut, dhe pas saj është Serbia, Shqipëria, Bullgaria dhe Mali i Zi gjithashtu kanë rezultate shumë të larta, sipas një raporti të fundit nga Komisioni Evropian dhe Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomi, raporton Euronews.

Në vitin 2021, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) përditësoi udhëzimet e saj për cilësinë e ajrit, duke ulur pragun e rekomanduar për përqendrimet vjetore të dioksidit të azotit dhe grimcave të vogla (PM2.5), si pluhuri, tymi.

Në dhjetor, Bashkimi Evropian (BE) miratoi rregulla më të rrepta për cilësinë e ajrit, me qëllim që t’i afrojë standardet e saj me rekomandimet e OBSH-së deri në vitin 2030.

Këto rregulla i detyrojnë shtetet anëtare të monitorojnë rregullisht grimcat PM, karbonin dhe amoniakun që lirohet në ajër.

“Kjo është një nga ndërhyrjet më të mëdha të shëndetit publik në dekadat e fundit,” tha Mark Njuvenhajsen, drejtor i inciativës për planifikim urban, mjedisit dhe shëndetit në Barcelonë.

Në vitin 2021 ekspozimi ndaj grimcave PM2.5 shkaktoi rreth 239 mijë vdekje të parakohshme në Evropë ndërsa 48 mijë njerëz të tjerë vdiqën si rezultat i ekspozimit ndaj dioksidit të azotit, thuhet në raportet e Agjencisë Evropiane të Mjedisit.

Hulumtimi i Njuvenhajsen vë në dukje nxjerr sfidat e ndryshme me të cilat përballen pjesë të ndryshme të Evropës, përfshirë vendet në Evropën Juglindore si Maqedonia e Veriut në trajtimin e ndotjes së ajrit.

Në dhjetor, në Shkup u mbajtën dy protesta kundër ndotjes së ajrit. Qytetarët kërkuan qasje urgjente, sistematike ndaj ndotjes së ajrit, përmes zbatimit të masave efikase që do të mbrojnë shëndetin e qytetarëve.

Sipas raportit të UNICEF-it, në Maqedoninë e Veriut, vdekjet e të porsalindurve nga ndotja e ajrit janë 11,6 përqind ose 1 në 9 vdekje të fëmijëve nën moshën njëvjeçare.

Sipas raportit të vitit 2023 të Institutit për Shëndet Publik të RMV-së, pothuajse 18 përqind e mortalitetit të përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut mund t’i atribuohet ekspozimit ndaj përqendrimeve aktuale të grimcave PM-2.5.