VLEN-i dhe VMRO-DPMNE-ja me paralajmërime për fitore të mëdha në zgjedhjet lokale
Dy partnerët e koalicionit qveritar VLEN dhe VMRO-DPMNE sot përmes kumtesave paralajmëruan se në zgjedhjet lokale në tetor do të korrin fitore të mëdha, njofton Portalb.mk. Komiteti qendror i VMRO-DPME-së pas seancës së sotme të rregullt, në të cilën është diskutuar për gjendjen aktuale në shtet dhe përgatitjet për zgjedhjet, publikoi kumtesë në të cilën […]


Dy partnerët e koalicionit qveritar VLEN dhe VMRO-DPMNE sot përmes kumtesave paralajmëruan se në zgjedhjet lokale në tetor do të korrin fitore të mëdha, njofton Portalb.mk.
Komiteti qendror i VMRO-DPME-së pas seancës së sotme të rregullt, në të cilën është diskutuar për gjendjen aktuale në shtet dhe përgatitjet për zgjedhjet, publikoi kumtesë në të cilën potencoi se Qeveria është stabile dhe e fuqishme dhe konkludon se i përmbush pritjet e qytetarëve edhe krahas sfidave të shumta.
“Qëndrim i përgjithshëm është se po investohen të gjithë forcat që Maqedonia të vendoset në garë të shpejtë për zhvillim dhe rritje ekonomike. Sekretari i përgjithshëm Sajkoski e ka informuar kryetarin dhe partinë dhe komitetet komunale janë fuqimisht të motivuar dhe të përgatitur për zgjedhje, në të cilat pritet fitore e madhe”, thuhet në kumtesën partiake
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në seancë ka theksuar se Maqedoninë e presin suksese dhe rezultate të mira si paosjë e reformave qeveritare dhe se qëllimi është stabilitetie konomik dhe prosperiteti i të gjithë qytetarëve.
Kryetari i partisë ka potencuar se në vijim janë anketa dhe matje të mendimit publik për kandidatët e VMRO-DPMNE-së në virgjiletë zgjedhjeve lokale të cilat duhet të mbahen në tetor.
Edhe nga VLEN-i sot dolën me kumtesë ku paralajmëruan fitore të madhe në zgjedhjet lokale në komunat ku dominojnë popullata shqiptare.
“BDI që çdo institucion shndërroi në degë partie, që nënçmuan intelektualët, që ia dorëzuan të drejtat shqiptare pazareve të ulëta, sot kanë frikë nga drejtësia. VLEN është përgjigja e shqiptarëve ndaj kësaj politike të kalbur! VLEN është në qeveri për të zbatuar ndryshimin që shqiptarët e kërkuan me zë të lartë dhe nuk do të ndalet deri sa secili shqiptar të ndjehet i lirë, i barabartë dhe me dinjitet në vendin e vet. Në tetor, në zgjedhjet lokale, VLEN do t’i fitojë të gjitha komunat shqiptare! VLEN do të jetë në çdo komunë, në çdo institucion, me duar të pastra dhe me fytyrë të bardhë para qytetarëve”, thonë nga VLEN-i.
Kryetari i ASH-së, pjesë e “Frontit Europian”, Ziadin Sela sot ka deklaruar se personalisht ai mendon se bashkë me zgjedhjet lokale do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe se partia e tij e mbështet këtë ide.
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në intervistë për Radion Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase deklaroi se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen në afatin e rregullt në tetor. Gashi theksoi se shumica parlamentare është stabile pavarësisht nëse dikush del apo hyn për shkak të trazirave në koalicionin VLEN.
Bashkimi Demokratik për Integrim dje (26 prill) përmes një kumtese informoi se kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Nga VLEN-i njëherë reaguan se BDI-ja gjithçka bën për të mbuluar të kaluarën e tyre kriminale, por më vonë kumtuan se pranojnë zgjedhje të parakohshme.
Partitë politike por edhe njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut janë të ndarë në mendimet për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale. Në opinion zërat për zgjedhje të dyfishta në vjeshtë të këtij viti dolën pas vendimit të largimit të ASH-së së Arben Taravarit nga koalicioni VLEN gjë që ka krijuar mundësi për rikonstruim të mundshëm të qeverisë.
Mbetet pikëpyetje se vallë turbulencat brenda koalicioneve në qeveri do të krijojnë hapësirë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të mbaheshin bashkë me lokalet në tetor.
- LEXO: Gashi: Nuk ka nevojë për panik, as për zgjedhje të parakohshme parlamentare
- LEXO: Sela: Mendoj që bashkë me zgjedhjet lokale, do të kemi edhe zgjedhje parlamentare
- LEXO: Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, VLEN pranoi
- LEXO: RMV, a ka gjasa të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet lokale?