Gjini për Fatmir Limajn: Vota e tij nuk është e NISMA-s, ka gabu që doli ashtu në TV

“Ka gabu”, e tha për të tretën herë, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini – referuar ofrimit të Fatmir Limajt për t’u ulur me kush-ta-thërret për të ndërtuar qeveri, e që pati shënuar heqjen e vijave të kuqe për Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Gjini tha madjje edhe se numri i madh i votave që Fatmir Limaj

Mars 11, 2025 - 23:00
 0  4
Gjini për Fatmir Limajn: Vota e tij nuk është e NISMA-s, ka gabu që doli ashtu në TV
gjini-per-fatmir-limajn:-vota-e-tij-nuk-eshte-e-nisma-s,-ka-gabu-qe-doli-ashtu-ne-tv

gjini-per-fatmir-limajn:-vota-e-tij-nuk-eshte-e-nisma-s,-ka-gabu-qe-doli-ashtu-ne-tv

“Ka gabu”, e tha për të tretën herë, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini – referuar ofrimit të Fatmir Limajt për t’u ulur me kush-ta-thërret për të ndërtuar qeveri, e që pati shënuar heqjen e vijave të kuqe për Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

Gjini tha madjje edhe se numri i madh i votave që Fatmir Limaj ka marrë “nuk mund të konsiderohet e NISMA-s” ngase, sipas tij, ka marrë vota edhe në vende ku NISMA nuk ka pasur as njerëz e as struktura.

Deklarimi i Gjimit:

Për ‘Çështjen Limaj’, sa vota kanë ardhë sa nuk kanë ardhë – gjasat janë që kurrë nuk mujm me ditë sakt. Por, përafërsisht. Nuk mundet vota e Fatmir Limajt m’eu konsideru votë e NISMA-s, për shkak se Fatmir Limaj ka marrë vota edhe aty ku s’ka pas strukturë e njerëz hiç – njerëzit e kanë votu që ka qenë numër 2 në listë.

Qysh e marrin ata që mirren me statistika e analiza…por fundi i fundit nuk është aq e rëndësishme në këtë fazë.

Te çështja a shkon me bisedu me Albinin – për nderë, po ndihem pak keq se kjo është hera e tretë që jam llajv në studio e po e shpjegoj.

Tash e di që keni të drejtë me ma bë këtë pyetje…ka gabu, nuk është në rregull me ba ashtu – me dalë tri ditë mas zgjedhjeve edhe menjëherë me tregu aso pozicione, sepse kemi pas partneritet.

Du me i besu pjesës së mirë të narracionit – tregimit pozitiv të tyne, të NISMA-s.

“Nuk ka mendu ashtu”./TVDukagjini