Kurti vizitoi punimet në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë
Qëndrimin në Gjakovë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e vazhduan me vizitën në punimet në Stadiumin e Qytetit, njoftojnë nga kryeministria. Tutje theksohet se në prill të vitit të kaluar është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës


Qëndrimin në Gjakovë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e vazhduan me vizitën në punimet në Stadiumin e Qytetit, njoftojnë nga kryeministria.
Tutje theksohet se në prill të vitit të kaluar është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Gjakovës, përmes së cilës qeveria është zotuar që të ndajë buxhetin e nevojshëm për përfundimin e stadiumit. Për këtë qëllim, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë 9 milionë euro.
Stadiumi i përket kategorisë së IV-të dhe afati i realizimit të kontratës është 36 muaj.