Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, dy të lënduar

Një gjuajte me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ku si pasojë e gjuajtës me armë, dy persona kanë marrë lëndime. Kështu ka bërë të ditur për “Front Online” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Borovci njoftoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim

Nëntor 21, 2024 - 18:00
 0  6
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, dy të lënduar

Një gjuajte me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë, ku si pasojë e gjuajtës me armë, dy persona kanë marrë lëndime.

Kështu ka bërë të ditur për “Front Online” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci njoftoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Mon Balaj” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, u shpreh Borovci.

Tutje, Borovci shtoi se Policia e Kosovës po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe kapjen e personave të dyshuar në përfshirjen e gjuajtjes me armë.

“Policia në mënyrë aktive po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, tha Borovci./Front Online