Gjykata e Lartë rikthen Ilir Metën në Apel

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg” dhe ka vendosur rikthimin e çështjes sërish në shkallën e dytë të gjyqësorit në mënyrë që të shqyrtohet edhe njëherë nga i njëjti trup gjykues. Vendimi u dha nga Ilir Panda

Prill 23, 2026 - 17:30
Gjykata e Lartë rikthen Ilir Metën në Apel
gjykata-e-larte-rikthen-ilir-meten-ne-apel

gjykata-e-larte-rikthen-ilir-meten-ne-apel

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e Apelit të Posaçëm për ish-presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta lidhur me masën e sigurisë “arrest në burg” dhe ka vendosur rikthimin e çështjes sërish në shkallën e dytë të gjyqësorit në mënyrë që të shqyrtohet edhe njëherë nga i njëjti trup gjykues.

Vendimi u dha nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Genti Shala, ku e njëjta trupë gjykuese nuk pranoi rekursin e Ilir Metës për afatet e paraburgimit.

Ilir Meta vijon të jetë në burg si person që dyshohet nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e tre veprave penale “korrupsion pasiv”, “mosdeklarim dhe fshehje pasurie” dhe “pastrim parash”./abcnews.al