Gjykata jep urdhrin që Xhelal Sveçla të dërgohet me detyrim nga Policia para Gjykatës

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, deputetët Fitore Pacolli e Salih Zyba do të dërgohen me forcë në Gjykatë. Më 31 tetor, këtë urdhëresë do ta ekzekutojë Policia e Kosovës. Urdhri në fjalë, të cilin e ka siguruar ekskulizivisht VOX Kosova, është lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë,  në çështjen për veprën penale “Përdorimi

tetor 29, 2025 - 17:00
 0
Gjykata jep urdhrin që Xhelal Sveçla të dërgohet me detyrim nga Policia para Gjykatës
Gjykata jep urdhrin që Xhelal Sveçla të dërgohet me detyrim nga Policia para Gjykatës

Gjykata jep urdhrin që Xhelal Sveçla të dërgohet me detyrim nga Policia para Gjykatës

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, deputetët Fitore Pacolli e Salih Zyba do të dërgohen me forcë në Gjykatë. Më 31 tetor, këtë urdhëresë do ta ekzekutojë Policia e Kosovës.

Urdhri në fjalë, të cilin e ka siguruar ekskulizivisht VOX Kosova, është lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë,  në çështjen për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, që lidhet me veprimet e tre të lartëpërmendurve kur kishin hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu, ndaj tyre rëndojnë edhe akuzat për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.