Goditet nga një veturë një polic në Istog, gjersa ishte në pikë kontrrolli

Një zyrtar policor është goditur nga një veturë mëngjesin e së mërkurës në fshatin Banjë të Istogut. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku sipas tij zyrtari policor në momentin e aksidentit ishte në pikë kontrolli. Viktima ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast është dërguar në Spitalin Rajonal në

Nëntor 19, 2025 - 11:30
 0
Goditet nga një veturë një polic në Istog, gjersa ishte në pikë kontrrolli

Një zyrtar policor është goditur nga një veturë mëngjesin e së mërkurës në fshatin Banjë të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku sipas tij zyrtari policor në momentin e aksidentit ishte në pikë kontrolli. Viktima ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Sot rreth orës 08:35, në fshatin Banje-Istog, ka ndodhur një aksident trafiku dhe si pasojë nga një veturë është goditur zyrtari Policor, i cili ishte në pikë kontrolli, zyrtari Policor ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Njësiti i trafikut Rajonal”, thuhet në përgjigjen e Rugovës.