Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi
Policia franceze ka arrestuar një 25-vjeçar që goditi me thikë tre gra në metronë e Parisit pasditen e së premtes, më 26 dhjetor. Hetuesit aktualisht po përjashtojnë terrorizmin. Sulmuesi, sipas raportimeve të medias franceze, besohet të jetë “mendërisht i paqëndrueshëm”. Ai iku menjëherë pas sulmeve dhe u arrestua në shtëpinë e tij në Sarcelles, në […]
Policia franceze ka arrestuar një 25-vjeçar që goditi me thikë tre gra në metronë e Parisit pasditen e së premtes, më 26 dhjetor. Hetuesit aktualisht po përjashtojnë terrorizmin. Sulmuesi, sipas raportimeve të medias franceze, besohet të jetë “mendërisht i paqëndrueshëm”. Ai iku menjëherë pas sulmeve dhe u arrestua në shtëpinë e tij në Sarcelles, në veri të kryeqytetit francez.
I dyshuari me origjinë afrikane, fillimisht sulmoi një grua me thikë në stacionin République, pastaj vazhdoi drejt stacioneve Arts et Métiers dhe Opera. Më pas ai iku përgjatë linjës 8 përpara se të arrestohej disa orë më vonë. Ai u gjurmua falë pamjeve të kamerave të mbikëqyrjes dhe telefonit të tij celular.
Jeta e viktimave nuk është në rrezik dhe lëndimet e tyre janë sipërfaqësore. Një grua u godit në këmbë dhe një tjetër në shpinë.