Goditje e rëndë për Muslijën, sezoni mbyllet para kohe pas dëmtimit serioz
Florent Muslija e ka mbyllur sezonin para kohe pas një dëmtimi të rëndë të pësuar me Fortuna Dusseldorf. Mesfushori kosovar ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë, çka nënkupton se nuk do të rikthehet më në fushë këtë sezon. Lajmi është konfirmuar nga klubi gjerman, ku lojtari është i huazuar nga […]


Florent Muslija e ka mbyllur sezonin para kohe pas një dëmtimi të rëndë të pësuar me Fortuna Dusseldorf.
Mesfushori kosovar ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë, çka nënkupton se nuk do të rikthehet më në fushë këtë sezon. Lajmi është konfirmuar nga klubi gjerman, ku lojtari është i huazuar nga Freiburg.
Ndeshja ndaj Holstein Kiel rezulton të ketë qenë e fundit për Muslijën me fanellën e Dusseldorfit, pasi ai pritej të rikthehej te Freiburgu në fund të sezonit.
“Fatkeqësisht, tani është një e vërtetë e trishtueshme: Florent Muslija pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e djathtë gjatë ndeshjes në shtëpi kundër Holstein Kiel”, thuhet në reagimin e klubit.
Sipas njoftimit, dëmtimi ndodhi në pjesën e dytë, kur këmba e tij u bllokua në fushë gjatë një ndërhyrjeje. Lojtari mori trajtim për disa minuta dhe u largua nga fusha me ndihmën e stafit mjekësor.
Diagnoza konfirmon mungesën e tij deri në fund të sezonit, ndërsa klubi i ka shprehur mbështetjen e plotë lojtarit: “Shërohu shpejt, Mukki. E gjithë familja Fortuna është me ty”.