Goditje për Scudetto: Gjiganti italian transferon Rodrygon nga Reali

Rodrygo drejt transferimit në Serie A. Sulmuesi i Realit, Rodrygo është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit në mediat sportive, pasiqë është i lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu. Brazilianit i skadon kontrata me Los Blancos në vitin 2028, ndërsa Perez është i gatshëm ta lërë të lirë për 60 milionë […]

Jan 4, 2026 - 14:00
 0
Goditje për Scudetto: Gjiganti italian transferon Rodrygon nga Reali

Rodrygo drejt transferimit në Serie A.

Sulmuesi i Realit, Rodrygo është njëri nga lojtarët më të përfolur javët e fundit në mediat sportive, pasiqë është i lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu.

Brazilianit i skadon kontrata me Los Blancos në vitin 2028, ndërsa Perez është i gatshëm ta lërë të lirë për 60 milionë euro.

Interesim për Rodrygon kanë shfaqur gjigantët anglez si Liverpool, Arsenal dhe Manchester City, por sipas raportimeve të fundit në garë është përfshirë edhe Milani.

Calciomercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Luka Modric ka kontaktuar me Rodrygon për ta bindur brazilianin që ti bashkohet te Milani.

Rosonerët synojnë huazimin e Rodrygos me detyrim blerjeje verën e ardhshme.

Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Realin dhe në rast se Alonso jep dritën jeshile për largimin e Rodrygos në janar, marrëveshja mes klubeve mund të arrihet me lehtësi.