Gostivar, mashtrohet në intenet me shuma të mëdha një 42 vjeçare
Me datë 28.11.2024 në ora 14:30 në DPBGostivar, një grua 42-vjeçare nga Gostivari ka raportuar se është mashtruar nga një person. Sipas raportit, më 25.11.2024, përmes një rrjeti social, ajo ka The post Gostivar, mashtrohet në intenet me shuma të mëdha një 42 vjeçare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Me datë 28.11.2024 në ora 14:30 në DPBGostivar, një grua 42-vjeçare nga Gostivari ka raportuar se është mashtruar nga një person.
Sipas raportit, më 25.11.2024, përmes një rrjeti social, ajo ka gjetur një faqe interneti ku fillimisht duhej të paguante mjete të caktuara dhe të kryente detyra për t’i marrë parat.
Sipas raportit, pasi ajo ka paguar gjithsej 170 dollarë në dy raste dhe ka përfunduar detyrat, një person e ka telefonuar dhe i ka kërkuar të paguajë më shumë para, pas së cilës ajo ka kuptuar se ishte mashtruar.
Gjithashtu, sipas raportit, pas kësaj ajo ka gjetur një faqe tjetër në internet dhe ka kërkuar ndihmë për t’i kthyer paratë dhe përmes një rrjeti social ka kontaktuar me një person, i cili përmes aplikacionit ka hyrë në aparatin e saj telefonik dhe ka rezervuar 119.000 denarë, nga llogaria e saj bankare dhe më pas i ka telefonuar dhe i ka kërkuar edhe200.000 denarë të tjera. Po merren masa për zbardhjen e rastit. Flaka Media
The post Gostivar, mashtrohet në intenet me shuma të mëdha një 42 vjeçare appeared first on Flaka, në çdo lajm... .