Për 18 përqind është rritur buxheti për studentët, të cilët do të kenë edhe transport falas, sqaroi Janevska

Ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, sot zhvilloi takim me përfaqësuesit e studentëve, ku ndër të tjera u diskutua edhe për transportin e studentëve, transmeton Portalb.mk. “Për këtë vit kemi siguruam  buxhet për standardin e studentëve që është 18% më i lartë se ai i vitit të kaluar dhe do të jetë 30 milionë euro”, […]

Jan 4, 2025 - 02:00
 0  7
Për 18 përqind është rritur buxheti për studentët, të cilët do të kenë edhe transport falas, sqaroi Janevska
Autobus, NQP - Shkup, Foto nga Portalb.mk

Ministrja për Arsim dhe Shkencë, Vesna Janevska, sot zhvilloi takim me përfaqësuesit e studentëve, ku ndër të tjera u diskutua edhe për transportin e studentëve, transmeton Portalb.mk.

“Për këtë vit kemi siguruam  buxhet për standardin e studentëve që është 18% më i lartë se ai i vitit të kaluar dhe do të jetë 30 milionë euro”, theksoi Janevska.

Ajo theksoi edhe 120 milionë denarë që u transferuan te Ndërmarrja për Qarkullim Publik “Shkupi” për të siguruar transportin falas për studentët në Shkup. Ministrja sqaroi që po punohet në rikonstruksionin e konvikteve studentore.

“Pagesën e  bursave të nxënësve  dhe studentëve  për vitin vijues shkollor gjegjësisht  akademik e kemi bërë  me kohë, ndryshe nga e kaluara kur pagesa vonohej për gjashtë e më shumë muaj”, u shpreh  Janevska.

Ndryshe, më 31 dhjetor të vitit 2024, në seancën e rregullt, Qeveria vendosi që 120 milionë denarë t’i kalojë Qytetit të Shkupit, përkatësisht Ndërmarrjes së Transportit Publik, në mënyrë që vitin e ardhshëm kalendarik studentët të kenë transport falas.

Paraprakisht, studentët nuk kanë pasur mundësi që të vazhdojnë biletat vjetore për transport falas për vitin 2025, pasi NQP “Shkup” ka pritur përgjigje nga autoritetet. Kjo nuk ishte hera e parë që vihet në pikëpyetje funksionimi i transportit publik me autobus falas për studentët. Edhe në vitin 2022, Qyteti i Shkupit pretendonte se Ministria e Arsimit dhe Shkencës i kishte borxh 2 milionë euro për transport falas për nxënës dhe studentë.

Sipas Ligjit për Arsimin e Lartë të vitit 2018, “Qeveria e Republikës së Maqedonisë mund të vendosë për përfitime të veçanta për studentët, si kartelë për lirime studentore, transport falas në qytet dhe të tjera, me mjete të siguruara nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë”.