Gostivar, sulmon gruan dhe e detyron të kryejë marrëdhënie seksuale me…

Më 16.08.2026, nëpunës policorë të SP Gostivar e kanë privuar nga liria I.T. (45) nga Gostivari. Pas denoncimit paraprak për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij 35-vjeçare, tek ai është matur 1,01 promilë alkool në gjak. Gjatë mbrëmjes, ba...

gusht 17, 2026 - 00:00
Gostivar, sulmon gruan dhe e detyron të kryejë marrëdhënie seksuale me…

Më 16.08.2026, nëpunës policorë të SP Gostivar e kanë privuar nga liria I.T. (45) nga Gostivari. Pas denoncimit paraprak për sulm fizik ndaj bashkëshortes së tij 35-vjeçare, tek ai është matur 1,01 promilë alkool në gjak. Gjatë mbrëmjes, bashkëshortja më tej ka denoncuar se për një periudhë më të gjatë kohore, nën ndikimin e alkoolit, e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, si dhe ka ushtruar keqtrajtim psikik dhe fizik ndaj saj dhe fëmijëve. Në bazë të kësaj, në orën 23:55 është realizuar bastosje në shtëpinë e I.T., me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar sende që lidhen me vepër penale. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të pasojë parashtresë përkatëse.


Burimi i lajmit: lajmpress.org
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.