Grabitja e Shekullit në Luvër, arrestohen dy të dyshuar
Dy persona u arrestuan gjatë një operacioni policor të nisur të shtunën në mbrëmje si pjesë e hetimit për vjedhjen e një jave më parë në Muzeun e Luvrit në Paris. Sipas “Le Parisien”, ata janë pjesë e bandës prej katër personash që vodhi nëntë bizhuteritë e çmuara nga Galeria Apollo, duke përdorur një ashensor […]
Dy persona u arrestuan gjatë një operacioni policor të nisur të shtunën në mbrëmje si pjesë e hetimit për vjedhjen e një jave më parë në Muzeun e Luvrit në Paris.
Sipas “Le Parisien”, ata janë pjesë e bandës prej katër personash që vodhi nëntë bizhuteritë e çmuara nga Galeria Apollo, duke përdorur një ashensor mallrash.
Të pajisur me jelekë të verdhë dhe helmeta motoçikletash, hajdutët kishin thyer dritaren që të çonte në Galerinë Apollo, vitrinën e muzeut ku ekspozohen xhevahiret e Kurorës së Francës dhe ishin larguar me thesaret mbretërore që u përkisnin disa sovranëve francezë, përfshirë Perandoreshën Eugenie, gruan e Napoleonit III.