Krasniqi: Kurti s’do të jetë më kryeministër – koha e qeverisjes së tij mori fund

Pas dështimit të grumbullimit të votave të VV-së për krijimin e Qeverisë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se koha e qeverisjes së Albin Kurtit, ka marrë fund. Sipas tij, Kurti nuk do të jetë më kryeministër as në zgjedhjet e ardhshme. “U vërtëtua edhe sot që Albin Kurti po e mban peng vendin dhe

tetor 26, 2025 - 14:00
 0
Krasniqi: Kurti s’do të jetë më kryeministër – koha e qeverisjes së tij mori fund
Krasniqi: Kurti s’do të jetë më kryeministër – koha e qeverisjes së tij mori fund

Krasniqi: Kurti s’do të jetë më kryeministër – koha e qeverisjes së tij mori fund

Pas dështimit të grumbullimit të votave të VV-së për krijimin e Qeverisë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se koha e qeverisjes së Albin Kurtit, ka marrë fund.

Sipas tij, Kurti nuk do të jetë më kryeministër as në zgjedhjet e ardhshme.

“U vërtëtua edhe sot që Albin Kurti po e mban peng vendin dhe nuk i ka numrat për Qeveri. 56 vota për dhe asnjë më shumë. Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës, as prej zgjedhjeve të 9 shkurtit e as prej atyre të ardhshme”.

“Koha e qeverisjes së tij ka marrë fund”, u shpreh Krasniqi para mediave.