Gunther Fehlinger-Jahn: VMRO = pro-Orban, pro-Vuçiç, nacionalizëm pro-rus dhe izolim

Gunther Fehlinger-Jahn, aktivist dhe lobist i njohur për zgjerimin e BE-së dhe NATO-s në Ballkanin Perëndimor, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Frontin Evropian të BDI-së në zgjedhjet lokale The post Gunther Fehlinger-Jahn: VMRO = pro-Orban, pro-Vuçiç, nacionalizëm pro-rus dhe izolim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 13, 2025 - 18:30
 0
Gunther Fehlinger-Jahn: VMRO = pro-Orban, pro-Vuçiç, nacionalizëm pro-rus dhe izolim

Gunther Fehlinger-Jahn, aktivist dhe lobist i njohur për zgjerimin e BE-së dhe NATO-s në Ballkanin Perëndimor, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Frontin Evropian të BDI-së në zgjedhjet lokale të vitit 2025, duke e cilësuar atë si “zgjedhjen e vetme logjike dhe të përgjegjshme për të gjithë ata që besojnë në Bashkimin Evropian, NATO-n dhe integrimin euroatlantik”, shkruan Gazeta Flaka

“Fronti Evropian – BDI është zgjedhja e vetme logjike dhe e përgjegjshme për të gjithë ata që besojnë në BE, SHBA, NATO dhe anëtarësimin në BE deri në vitin 2029 – së bashku me Shqipërinë dhe Malin e Zi,” – ka shkruar Fehlinger-Jahn.

Në mesazhin e tij, ai e përshkruan BDI-në si forca e stabilitetit dhe e orientimit evropian, ndërsa kundërshtarët politikë i cilëson si të dobët, të përçarë ose të orientuar nga Lindja.

“BDI = Evropë, stabilitet, euro, pajtim me Bullgarinë dhe mbështetje e plotë për Ukrainën. VMRO = pro-Orbán, pro-Vuçiç, nacionalizëm pro-rus dhe izolim. LDSM = e humbur dhe e tejkaluar. VLEN = e dobët dhe pa vizion,” – shkruan ai.

Fehlinger-Jahn kujton se BDI ishte motori kryesor i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO në vitin 2020 dhe thekson mbështetjen e saj për euroizimin e ekonomisë, taksën e sheshtë 10%, si dhe për Aleancën e re të Mbrojtjes me Kroacinë, Shqipërinë dhe Kosovën.

“Voto BDI = Voto Evropën. Voto BDI = Voto paqe dhe mirëqenie. Voto BDI = Shteti anëtar i BE-së nr. 30 në vitin 2029,” – përfundon Fehlinger-Jahn, duke e shoqëruar mesazhin me tag-un @AliAhmeti. Gazeta Flaka

The post Gunther Fehlinger-Jahn: VMRO = pro-Orban, pro-Vuçiç, nacionalizëm pro-rus dhe izolim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .