Halil Matoshi kritikon krizën politike: 3 palë zgjedhje nacionale me rreth 30 milion euro, në vend që të ndihmohen të pastrehët ose nevojtarët

Komentatori politik, Halil Matoshi në Adresa tha se situata politike në Kosovë është shqetësuese për shkak të numrit të madh të proceseve zgjedhore dhe mungesës së qeverisjes efektive, shkruan Gazeta 10. Ai theksoi se brenda pak më shumë se një viti janë mbajtur 4 palë zgjedhje, ku pritet të mbahen edhe një palë zgjedhje nacioanle

Mars 12, 2026 - 00:00
 0
Halil Matoshi kritikon krizën politike: 3 palë zgjedhje nacionale me rreth 30 milion euro, në vend që të ndihmohen të pastrehët ose nevojtarët
halil-matoshi-kritikon-krizen-politike:-3-pale-zgjedhje-nacionale-me-rreth-30-milion-euro,-ne-vend-qe-te-ndihmohen-te-pastrehet-ose-nevojtaret

halil-matoshi-kritikon-krizen-politike:-3-pale-zgjedhje-nacionale-me-rreth-30-milion-euro,-ne-vend-qe-te-ndihmohen-te-pastrehet-ose-nevojtaret

Komentatori politik, Halil Matoshi në Adresa tha se situata politike në Kosovë është shqetësuese për shkak të numrit të madh të proceseve zgjedhore dhe mungesës së qeverisjes efektive, shkruan Gazeta 10.

Ai theksoi se brenda pak më shumë se një viti janë mbajtur 4 palë zgjedhje, ku pritet të mbahen edhe një palë zgjedhje nacioanle brenda nje kohe të shkurtër, e prej 4 palë zgjedhjeve që janë mbajtur, 2 janë zgjedhje nacionale, ku përgjithësi të gjithat kanë kushtuar rreth 30 milion euro.

Matoshi shtoi se këto mjete mund të ishin përdorur për ndihmë direkte ndaj të pastrehëve dhe personave në nevojë, duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje sociale.

Ai kritikoi gjithashtu opozitën si të përçarë dhe pa lidership të qartë, dhe tha se partia në pushtet, edhe pse ka një kauzë të fokusuar në çështjen e veriut, nuk ka arritur të sigurojë qeverisje efektive në Kosovë për 5 vite./Gazeta 10

Deklarata e plotë: