Hamiti: Askush nuk mori përgjegjësi për sanksionet financiare të BE-së, tashti po kërkojnë merita për heqjen e tyre

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar pushtetarët për ngarendjen rreth meritave për heqjen e sanksioneve të BE-së. Ai ka bërë me dije se askush prej tyre nuk e mori përgjegjësinë për pasojat që pati Kosova gjatë tre vjetëve sa ishte nën sanksione të BE-së. Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka

Prill 9, 2026 - 09:30
Hamiti: Askush nuk mori përgjegjësi për sanksionet financiare të BE-së, tashti po kërkojnë merita për heqjen e tyre
hamiti:-askush-nuk-mori-pergjegjesi-per-sanksionet-financiare-te-be-se,-tashti-po-kerkojne-merita-per-heqjen-e-tyre

hamiti:-askush-nuk-mori-pergjegjesi-per-sanksionet-financiare-te-be-se,-tashti-po-kerkojne-merita-per-heqjen-e-tyre

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar pushtetarët për ngarendjen rreth meritave për heqjen e sanksioneve të BE-së.

Ai ka bërë me dije se askush prej tyre nuk e mori përgjegjësinë për pasojat që pati Kosova gjatë tre vjetëve sa ishte nën sanksione të BE-së.

Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se tani ata po kërkojnë merita për heqjen e tyre.

“Nuk mori përgjegjësi askush për sanksionet financiare të BE-së që qytetarët e Kosovës i vuajtën prej mesit të vitit 2023 deri në fillim të vitit 2026. U bllokuan fonde të BE-së prej qindra milionë eurosh në këtë kohë. Tashti po kërkojnë merita për heqjen e sanksioneve”, ka shkruar Hamiti.