Hamiti: Është koha e fundit që njerëzit tanë ta shohin realitetin, ta refuzojnë këtë lloj pushteti

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Kosova është kapluar nga një paralizë e përgjithshme shoqërore, politike dhe ekonomike. Ai ka bërë me dije se fajin për këtë e ka qeveria aktuale. Në profilin e saj në Facebook, Hamiti ka shkruar se është koha e fundit që qytetarët ta refuzojnë këtë lloj pushteti. “Kosova

Prill 17, 2026 - 15:30
Hamiti: Është koha e fundit që njerëzit tanë ta shohin realitetin, ta refuzojnë këtë lloj pushteti
hamiti:-eshte-koha-e-fundit-qe-njerezit-tane-ta-shohin-realitetin,-ta-refuzojne-kete-lloj-pushteti

hamiti:-eshte-koha-e-fundit-qe-njerezit-tane-ta-shohin-realitetin,-ta-refuzojne-kete-lloj-pushteti

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar se Kosova është kapluar nga një paralizë e përgjithshme shoqërore, politike dhe ekonomike.

Ai ka bërë me dije se fajin për këtë e ka qeveria aktuale.

Në profilin e saj në Facebook, Hamiti ka shkruar se është koha e fundit që qytetarët ta refuzojnë këtë lloj pushteti.

“Kosova ka zgjedhur dhe rizgjedhur vitet e fundit pushtet jodemokratik, siç po e shohim të gjithë. Vendi ka rrëshqitur teposhtë në të gjithë treguesit e demokracisë, efektivisht drejt një diktature të zgjedhur me votë. Vendin e ka kapluar një paralizë e përgjithshme shoqërore, politike dhe ekonomike për fajin e klasës së vet politike. Është koha e fundit që njerëzit tanë ta shohin realitetin, ta refuzojnë këtë lloj pushteti dhe këtë kulturë antidemokratike që po instalohet gjerësisht në Kosovë”, ka shkruar Hamiti.