Haradinaj: Eliot Engel, mik i madh i shqiptarëve dhe Kosovës

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kongresistit amerikan Eliot Engel, duke e vlerësuar atë si një mik të madh të shqiptarëve dhe mbështetës të fuqishëm të Kosovës. Në një postim në Facebook, Haradinaj thekson se Engel gjatë gjithë angazhimit të tij jetësor iu përkushtua çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve

Prill 10, 2026 - 23:30
Haradinaj: Eliot Engel, mik i madh i shqiptarëve dhe Kosovës
haradinaj:-eliot-engel,-mik-i-madh-i-shqiptareve-dhe-kosoves

haradinaj:-eliot-engel,-mik-i-madh-i-shqiptareve-dhe-kosoves

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kongresistit amerikan Eliot Engel, duke e vlerësuar atë si një mik të madh të shqiptarëve dhe mbështetës të fuqishëm të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj thekson se Engel gjatë gjithë angazhimit të tij jetësor iu përkushtua çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve, duke dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij historik dhe të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe ai do të kujtohet gjithmonë si ikonë e miqësisë së përjetshme me SHBA-në”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shprehur gjithashtu ngushëllime për familjen Engel, bashkëpunëtorët dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, duke shtuar: “U prehtë në paqe.”